Trondit Capello: Arbitrat janë mafie, ja cili është ndryshimi midis “Negreira” dhe “Calciopoli”

Në një intervistë të gjatë për “Marca”, Fabio Capello foli ashpër për arbitrimin, duke prekur edhe çështjen “Negreira” në Spanjë dhe rikujtuar “Calciopoli” në Itali. Duke folur për dy periudhat e tij te Real Madridi (1996/97 dhe 2006/07), ku fitoi La Liga, italiani tha se pavarësisht përpjekjeve për t’i ndalur “Los Blancos”, nuk ia dolën. “Fituam kundër të gjithëve. Vlera e atyre titujve sot është edhe më e madhe”, – thekson ai.

Për “Calciopolin” sqaroi: “Juventusi nuk paguante asgjë për arbitrat. Unë fitova dy tituj me Juven, i kam dy medaljet në shtëpi, por skuadra u dërgua në Serie B”. Sipas tij, në rastin “Negreira” nuk ndodhi asgjë, ndryshe nga Italia ku u veprua për “Calciopolin”.

Për VAR-in, Capello ishte i prerë: “Arbitrat janë një mafie. Nuk duan ish-lojtarë në VAR. Ata nuk e kuptojnë lëvizjen e futbollistit”. Ai propozon që të paktën një ish-lojtar të jetë në VAR për të ndihmuar vendimmarrjen, duke kujtuar se nga 20 raste penalltish të analizuara, vetëm 6 ishin të rregullta, ndërsa 14 jo.

The post Trondit Capello: Arbitrat janë mafie, ja cili është ndryshimi midis “Negreira” dhe “Calciopoli” appeared first on Telesport.