Pas nominimeve të shumëpritura për “Trofeun Kopa” (lojtari më i mirë U-21) dhe “Trofeun Yashin” (portieri më i mirë), “France Football” ka zbuluar edhe pesë kandidatët që garojnë për trofeun prestigjioz “Cruyff”. Ky çmim i jepet trajnerit më të mirë të sezonit 2024-2025. Vitin e kaluar çmimi iu dha Carlo Ancelottit, por këtë edicion, Luis Enrique shihet si favoriti kryesor.
Trajneri spanjoll ka drejtuar PSG drejt fitores së Champions League dhe finales së Botërorit për Klube. Dy arritje që e vendosin atë në “pole-position” për të pasuar Ancelottin. Megjithatë, konkurrenca është shumë e fortë.
Ndër kandidatët është Arne Slot, fitues i Premier League me Liverpool-in e tij të ri, dhe Enzo Maresca, që ka fituar “Conference League” dhe Botërorin për Klube me Chelsea, duke i habitur të gjithë në debutimin e tij në një stol elitar.
Në garë është edhe Hansi Flick, autor i tripletës kombëtare me Barcelonën (La Liga, “Copa del Rey” dhe Superkupa e Spanjës), si dhe Antonio Conte, që riktheu Napolin te titulli në Serie A. Bie në sy mungesa e Simone Inzaghit, finalist i Champions-it me Interin.
Ja 5 të nominuarit:
Luis Enrique (55 vjeç / Spanjë / PSG)
Enzo Maresca (45 vjeç / Itali / Chelsea)
Arne Slot (46 vjeç / Holandë / Liverpool)
Hansi Flick (60 vjeç / Gjermani / Barcelona)
Antonio Conte (56 vjeç / Itali / Napoli)
The post “Trofeu Cruyff”, zyrtarizohen 5 kandidatët. Ja favoriti kryesor për çmimin appeared first on Telesport.