Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.
Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.
Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë.