Juventus dhe Massimiliano Allegri do t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të këtij sezoni.
Ndeshja e xhiros së 38-të kundër Sampdorias në udhëtim, do të jetë ndeshja e fundit e Massimiliano Allegrit në drejtimin e Juventusit.
Allegri ishte trajner i Juventusit për pese zone, ku fitoi pesë herë radhazi titullin në Serie A dhe arriti dy herë finalen e Ligës së Kampionëve.
Mediet në Itali raportojnë se aventura e radhës mund t’i sjellë një tjetër sfidë të madhe Allegrit.
Janë Bayern Munich, PSG dhe Barcelona që janë të interesuar për Allegrin, që në të kaluarën ka drejtuar edhe Milanin dhe Cagliarin.