Tri problemet kryesore që duhet të zgjidhë Spalletti te Juventus

Luciano Spalletti ka pranuar të marrë përsipër drejtimin e Juventusit deri në fund të sezonit, me mundësinë e rinovimit të mëtejshëm në bazë të rezultateve të arritura dhe perfomancës së ekipit.

Për të arritur objektivin kryesor që është kualifikimi për në Champions League, Spalletti duhet të gjejë zgjidhje për tri problemet kryesore te bardhezinjtë.

Sulmi– Një nga problemet kryesore të Juventusit nën drejtimin e Igor Tudor ishte thjesht krijimi i mundësive për shënim golash. Sipas Sky Sport, Juventusi renditet në vendin e 18-të në Serie A për rastet e krijuara në sulm.

Mungesa e lidershipit– Tudor shprehej se te Juventus kishte disa lojtarë lider si Locatelli, Thuram, David, Vlahovic apo edhe Yildiz, por në fakt fusha ka treguar të kundërtën. Asnjëri prej emrave të përmendur nuk ishte i aftë të merrte përgjegjësinë e një lideri në momentet kritike.

Puna e trajnerit në sinkron me klubin– Një nga arsyet që çoi në shkarkimin e Tudor ishte mungesa e kordinimit mes trajnerit kroat dhe drejtuesve të klubit. Prandaj, nëse Spalletti do që të ketë sukses, duhet të gjejë rrugën e duhur për të bashkëpunuar më së miri me drejtuesit e klubit e sidomos Damien Comolli.

The post Tri problemet kryesore që duhet të zgjidhë Spalletti te Juventus appeared first on Telesport.