Jo vetëm që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.
Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syresh ta vendosni në dhomën e gjumit!
Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit, shkruan femina, transmeton klankosova.
Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.
Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:
1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

3. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)
