Barcelona ka një ëndërr të madhe që quhet Julian Alvarez. Klubi katalanas jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të sulmuesit argjentinas, por duket se është më i vendosur se kurrë ëpr ta bërë realitet këtë gjë verëne ardhshme.
Ndërkohë, psretigjozja “SPORT” tregon tri kushtet që duhet të plotësojë Barcelona për të nënshkruar me Julian Alvarez. Së pari, sulmuesi duhet të distancohet nga Atletico Madrid dhe të kërkojë transferimin te Barcelona, edhe spe kontrata e tij me “Colchoneros” skadon në vitin 2030.
Së dyti, Barcelona duhet të arrijë rregullin e famshëm 1:1. të rifitojë njëfarë stabiliteti financiar. Në këtë drejtim, “SPORT” thekson rihapjen e “Camp Nou” si një faktor përcaktues, që mund të sjellë të ardhura më të mëdha në momentin kur do të jetë në kapacitetin e plotë.
Së treti, largimin e një ose disa lojtarëve të mirëpaguar në ekip si Robert Leëandoëski apo Ter Stegen, për të krijuar hapësirën e nevojshme për pagën e Alvarez, e cila sigurisht do të ketë një faturë të majme.
The post Tri kushtet që duhet të plotësojë Barcelona për transferimin e Julian Alvarez appeared first on Telesport.












