Tri klubet të tjera i shtohen garës për Ardon Jasharin, klubi belg ka vendosur çmimin

Ardon Jashari ka ngjallur interesim nga shumë klube në Evropë,  sidomos nga kampionatet më të forta evropiane.

Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm, duke bërë që Club Brugge të kërkojë një tarifë të konsiderueshme transferimi.  

Mesfushori 22-vjeçar fillimisht u ble nga Club Brugge nga FC Luzern për 6 milionë euro.  

Megjithatë, paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, e kanë ngritur vlerën e tij në treg në 25 milionë euro.  

Mësohet se Roma nga Serie A është e fundit që ka shprehur interesim, ndërsa aty qëndrojnë edhe Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt nga Budnesliga.  

Jashari mund të transferohet vetëm nëse ofrohen 30 deri në 35 milionë euro.  

Jashari, i cili ka kontratë me Club Brugge deri në vitin 2029, më herët ishte kërkuar nga Manchester United, Atalanta dhe Juventus.