Barcelona fiton 3-0 ndaj Real Oviedo në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik serioz, u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona doli në lojën e saj dhe shënoi 3 gola, falë 3 “dhuratave” të bëra nga vetë kundërshtari. Në minutën e 51-të, mbrojtësi i miqve humbet topin brenda në zonë, përfiton Lamine Yamal, i cili asiston për Dani Olmo, ky i fundit dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 57-të, sërish top i humbur dhe i kthyer gabim mbaprsht nga miqtë, aty përfiton Raphinha, i cili shënon me parabël. Në minutën e 73-të, këtë herë ishte radha e portierit të Rela Oviedo, Escandell për të gabuar me pasimin e tij dhe Dani Olmo në fund i “shlyen” nderin duke asistuar për Lamine Yamal, i cili shënon golin e tretë me një veprim akrobatik spektakolar.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona rikthehet në krye me 52 pikë, një pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
The post Tri “dhurata” nga kundërshtari, Barcelona bën detyrën në “Camp Nou” dhe rikthehet në krye (video) appeared first on Telesport.










