David Trezeguet, legjenda e Juventusit, ka folur për situatën e klubit bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ai rikujton se gjithmonë i kërkoheshin golat për të fituar ndeshjet dhe beson se situata nuk ka ndryshuar shumë: “Titulli mungon prej 6 vitesh, janë vërtet shumë kohë”.
Kur pyetet për zhgënjimin aktual mbi lojtarët, Trezeguet përgjigjet se kishte pritur më shumë nga Dusan Vlahovic: “Nuk dihet me siguri nëse është një ‘9’ për Juventusin. Isha optimist, është serb, kisha kujtimin e Kovacevic, shënonte shumë në Firence. Gjithsesi, fanella bardhezi është tjetër, flitet për të si lojtar premtues, por diçka nuk shkon”.
48-vjeçari nuk dëshiron të flasë për rinovimin e sulmuesit serb, por sugjeron një emër surprizë për klubin bardhezi: Robert Lewandowski: “Personalisht do të merrja Lewandowskin, kategori tjetër, edhe pse ka 37 vite mbi supe. Ai është i fortë, inteligjent, do ta prisja në Torino krahëhapur”. Numrat e mbështesin këtë opsion; pavarësisht lojës së pakët, polaku ka shënuar 14 gola me Barcelonën në këtë sezon.
The post Trezeguet “ngel në klasë” Vlahovic: Nuk është për Juventusin, personalisht do merrja… Lewandowskin appeared first on Telesport.










