Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola

Kush më mirë se David Trezeguet mund të flasë për repartin ofensiv të Juventusit? Ish-sulmuesi francez analizoi për “Gazzetta dello Sport” momentin e skuadrës bardhezi, që megjithëse ka cilësi përpara me Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda, po has vështirësi në konkretizim:

“Besoj se të gjitha skuadrat janë në një fazë përshtatjeje, kampionati sapo ka nisur dhe disa lojtarë duhet ende të kuptojnë se si funksionon Serie A. Ajo që bie më shumë në sy tani është vështirësia e Juves për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj ofensiv, që është i madh”.

Trezeguet foli edhe për të ardhmen e Vlahovic: “Nuk jam i sigurt se Vlahovic do të largohet nga Juve. Gjithçka të bën ta mendosh këtë, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Edhe unë, gjatë 10 viteve në Torino, shpesh mendoja të largohesha, por nuk ndodhi kurrë, sepse te Juve ndihesha shumë mirë”.

The post Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola appeared first on Telesport.