Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës, pasi mitrovicasit triumfuan mbrëmë në derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84:66.
Prishtinasit e kishin fituar ndeshjen e parë me vetëm 2 pikë epërsi, çka bëri që koshdallimi më i lartë i Trepçës në ndeshjen e kthimit t’ua mundësojë atyre të prekin finalen.
E sot, me fillim nga ora 18:30, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë, mes Bashkimit e Vëllaznimit.
Kuqezinjtë e kanë fituar takimin e parë me 9 pikë epërsi (80:71).