Ndërmarrja ‘Trepça’ ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor, i cili dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një njoftim për media, ‘Trepça’ thotë se A.B., dyshohet se ka përdorur qasjen në prokurorim publik, ndonëse nga data 30 gusht nuk është pjesë e këtij departamenti.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”, thuhet në njoftim.
Po ashtu nga ndërmarrja njoftojnë se gjatë ditës së sotme lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike, pasi sipas tyre, A.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i informatës zyrtare’.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Me datën 17.9.2024 z. A.B. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A me nr.prot: 5324 të datës 17.9.2024.
Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti.
Po ashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.