Trepça e mund Prishtinën dhe fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës

Trepça e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll për këtë edicion.

“Minatorët” triumfuan në finale kundër Sigal Prishtinës me rezultat 70:64 në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.

Më të mirët te “Xehtarët” ishin Drilon Hajrizi, Gordon dhe Brown. Ndërsa, te Prishtina u veçua Dardan Berisha.

Ky ishte trofeu i dytë radhazi i Kupës së Kosovës në basketboll për klubin mitrovicas./Demokracia.com/