Një aksident trafiku mes trenit dhe një furgoni ka ndodhur në fshatin Videj të Klinës, me ç’rast tre persona janë lënduar.
“Rreth orës 18 10, treni qarkullonte në relacionin Prishtinë-Pejë, pikërisht në fshatin Videj, e ka goditur një kombi, me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi
Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në vend ngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve për shikuar rrethanat e aksidentit”, theksoi Gashi.