“Treni bullgar” “z.koleg”, Sami Kurteshi me eskalime të zakonshme në mbledhjet e KQZ-së, përplaset me PDK-në

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, pothuajse nuk kalon mbledhje pa u tensionuar për ndonjë prej çështjeve për të cilat diskutohen, shkruan Gazeta Express.

Në mbledhjen e sotme, Kurteshi është përplasur me anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke i akuzuar ata se “e kanë sjellë” në Kosovë atë që njihet si “treni bullgar”.

“z.koleg veç pak, se këqyr qysh e gjun fjalën, treni bullgar në Republikën e Kosovës është instaluar nga PDK-ja. PDK e ka zublue trenin bullgar në Kosovë. Tash po e përdorin trenin kosovar”, ka thënë Kurteshi.

Një nga anëtarët e PDK-së ia ka kthyer Kurteshit duke i thënë se “ju po e përdorni”.

Kurteshi ka shprehur mospajtueshmëri rreth procesit të votimit me asistencë sociale. Sipas tij, tek kutia e votimit duhet të jetë vetëm një person, pavarësisht rrethanave në të cilat gjendet./Express/