Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:06 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Katër vetura ishin të përfshira. Fillimisht janë dërguar në Qendren e Mjekësisë Familjare, e më pas me udhëzim të mjekut janë dërguar për trajtim në emergjencën spitalit rajonal të Pejës. Sipas informacioneve të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.