Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Slivovë.
Sipas informatave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, kur një automjet është përfshirë në aksident pa automjete të tjera. Personat që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se njësitet përkatëse të trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave që çuan në aksident.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti për Express.










