Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë.
Lidhur me rastin detaje për klankosova ka dhënë policia përmes zëdhënësit rajonal Driton Rugova.
“Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.
Rugova tha se në aksident ishin të involvuara dy vetura.