Tre të lënduar në një aksident mes një kamioni dhe dy veturave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Në një aksident trafiku ka ndodhur në mes një kamioni dhe dy automjeteve në mëngjesin e të martës, autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës, tre persona kane pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 dhe magjistralja Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore të cilat edhe janë marrë me hetimet për shkaktarët e aksidentit. Rruga tani është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha.