Tre persona rihen mes vete në Prishtinë, njëri theret me thikë

Tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale, njëri prej tyre është therë me mjetë të mprehtë (thikë).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur –sulmuar mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore (dyshohet me mjet të mprehtë –thikë) i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.