Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht.
Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar.
“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, 09.08.2025 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”
Ndërkohë, vetë këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke theksuar se është mirë me shëndet dhe ka kërkuar të mos ekzagjerohet rasti. Ai tha se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një “keqkuptimi me dasmorët”.