Sot janë bërë 3 muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet.
Por, që nga atëherë, ende nuk ka as Kuvend e as Qeveri.
Megjithatë, kjo duket se nuk po e shqetëson fort Albin Kurtin, e as njerëzit e tij në parti.
Këngëtarja e kthyer në deputete, Edona Llalloshi ka publikuar një fotografi ku shihet teksa ‘zgërdhihen’ bashkë me Kurtin, Mimoza Kusari-Lilën, Konjufcën e Albulena Haxhiun.
“Për artin-kulturën, po bëhet mirë, e për Kosovën edhe më mirë”, ka shkruar ajo.