Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit masiv në shpatull

Jude Bellingham kishte kohë që vuante nga shqetësime të mëdha në shpatullën e majtë, ndaj në korrik vendosi t’i nënshtrohej një operacioni. Më në fund, ai u operua më 16 korrik dhe koha e parashikuar e mungesës për mesfushorin e Real Madridit është rreth tre muaj, derisa të mund të rikthehet në fushë.

Këto ditë, ndërsa ndodhet me pushime si pjesa tjetër e skuadrës (sot fillon faza përgatitore, por pa të), ai ka vendosur të ndajë publikisht në rrjetet sociale një foto të pasojave të operacionit, ku dallohet qartë një plagë e madhe që i rrethon shpatullën.

Ylli anglez, i cili u operua nga mjekët Andreë Wallace dhe Susan Alexander, do të nisë tashmë fazën e rikuperimit. “Nga ky moment, Bellingham do të fillojë periudhën e rehabilitimit përpara se të rikthehet në procesin e rikuperimit të plotë”, – shkruante klubi pas ndërhyrjes.

The post Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit masiv në shpatull appeared first on Telesport.