Qoftë edhe një herë të vetme të gjithëve na ka ndodhur qe çamçakezi të ngjitet në rrobat tona. Problemi kryesor më pas ishte se si mund ta rregullonim ketë gjë. Në do ju sjellim tre mënyra se si ta largoni çamçakëzin nga rrobat tuaja.
1. Lëngu i limonit A ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje se limoni do të ishte zgjidhja e këtij problemi? Rrobën në të cilën ju është ngjitur çamçakëzi vendoseni në një legen të mbushur me ujë dhe me lëngun e limonit, mbas disa minutash më anë të një thike ose shtize hiqeni çamçakëzin.
2. Sprajti i flokëve Vendosni një sasi të konsiderueshme sprajti të flokëve në pjesën ku është ngjitur çamçakëzi. Ai do e bëjë atë të forcohet dhe kur të jetë forcuar hiqeni me thikë.
3. Ngrirja Një ndër metodat e tjera është ngrirja. Vendoseni rrobën në një qese plastike dhe më pas futeni në frigorifer për dy orë. Pas dy orësh çamçakëzi do të ketë ngrirë, atëhere filloni që ta largoni me majën e një thike ose shtize.