Tre lojtarë të Juventusit u kthyen më herët për të punuar nën urdhrat e Igor Tudor

Tre lojtarë të Juventusit u kthyen në stërvitje përpara afatit, pas angazhimeve të tyre me kombëtaret, në mënyrë që të fillojnë punën nën drejtimin e trajnerit të ri Igor Tudor. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, Nico Gonzalez, Dusan Vlahovic dhe Federico Gatti u rikthyen të gjithë në stërvitjen e Juventusit të martën, më herët se sa pritej fillimisht.  

Treshja sapo ishte kthyer nga ekipet e tyre kombëtare – respektivisht  Argjentina, Serbia dhe Italia, dhe fillimisht iu dha një ditë pushimi, por vendosi të hiqnin dorë nga ky opsion për të filluar punën nën drejtimin e trajnerit të ri.  

Tudor u emërua zyrtarisht si trajner i Juventusit të dielën, në mënyrë të përkohshme deri në fund të sezonit 2024/25.  

Ai zëvendëson Thiago Mottan, i cili u shkarkua në të njëjtën ditë, pasi Juventusi mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, Kupës së Italisë dhe ka rrezik për të humbur vendin në top katërshe të Serie A.  

Deklaratat erdhën të dielën, Motta dhe stafi i tij pastruan dollapët e tyre të hënën dhe Tudor filloi seancën e tij të parë stërvitore me një numër të kufizuar lojtarësh në të njëjtën ditë.

 Tudor kishte vetëm nëntë lojtarë të rregullt të ekipit të parë në dispozicion gjatë seancës së tij të parë stërvitore për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, por skuadra e Juventusit ka filluar të kthehet në Continassa përpara ndeshjes së Serie A kundër Genoas që do të zhvillohet të shtunën.