Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Hoffenheim në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë. Verdhezinjtë gjetën avantazhin në fund të pjesës së parë me Julian Brandt, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas kombinimit perfekt mes Adeyemi dhe Couto, ky i fundit pasoi në zonë.

Në minutën e 60-të ishte Nico Schlotterbeck, i cili në rrëshkitje e sipër, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, 9 pikë larg ndaj Bayernit të vendit të parë dhe vetëm 1 pikë larg ndaj Leipzig të vendit të dytë.

Për Hoffenheim lujatën titullarë si zakonisht këtë sezon tre yjet e Kosovës: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

SHIKOGOLAT

The post Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video) appeared first on Telesport.