Transportonte drunj pa dokumentacion, ndalohet burri në Prapashticë

Një person është ndaluar dje në Prapashticë të Prishtinës nga policia, pasi po transportonte një ngarkesë drunore me kamionetë me targa vendore, pa pasur letërpërcjellëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve, të cilët kanë konfiskuar drutë, duke i deponuar në SPMK Keqekoll.

 

Ndërsa rasti po procedohet në mënyrë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.