Transformimi i yllit të Barcelonës është brutal, po befason të gjithë

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde ka pësuar një transformim të madh në trupin e tij, duke shtuar shumë masë muskulore.

Alejandro Balde po luan mirë për liderin e La Ligas këtë sezon, ku në 40 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi një gol dhe asistoi tetë herë.

Kështu, sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, vlera e tij u rrit në 60 milionë euro, duke qenë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë.

Megjithatë, ashtu si me lojtarët e tjerë të Barcelonës, gazetarët spanjollë dhe tifozët e futbollit i japin merita trajnerit Hansi Flick për ngritjen e Balde.

“Mënyra sesi Flick përgatit fizikisht lojtarët mund të shihet në skuadrën e Barcelonës, por në rastin e Baldes është veçanërisht befasuese. Fotografitë e ndryshimit brutal të tij fizik i lanë të gjithë pa fjalë”, shkruan gazeta AS për transformimin e bujshëm të yllit të Barcelonës.

Krahasimi i fotove të Baldes para ardhjes së Flick verën e kaluar dhe tani, pas nëntë muajsh stërvitje nën drejtimin e specialistit gjerman, tregon se ai ka ndryshuar dhe forcuar tërësisht. /Telegrafi/