Real Madrid është shumë pranë transferimit të katërt për këtë merkato. Fabrizio Romano raporton se Alvaro Carreras mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Real Madridit. Marrëveshja me Benfica-n është arritur për shifrën 50 milionë euro.
Pagesa do të bëhet më këste dhe jo direkt me një shumë të vetme. E vetmja pengesë është konfirmimi i Manchester United, që refuzon zyrtarisht opsionin për ta rikthyer lojtarin përmes klauzolës së lirimit. Kur mbrojtësi u transferua nga Man. United te Benfica, klubi anglez mbajti të drejtën e ritkhimit të lojtarit përmes klauzolës së lirimit.
Por, Carreras nuk është fare në planet e Man. United, aq më tepër që dëshira e lojtarit është vetëm të transferohet te Madridit. Me kthimin e përgjigjes nga Man. United, Carreras do të udhëtojë në Madrid për të kryer testet mjekësore.
Me transferimin e Carreras për 50 milionë euro, spanjolli do të jetë goditja e katërt në merkato për klubin madrilen, pas transferimit të Alexander Arnold si lojtar i lirë, Dean Hujisen për 60 milionë euro dhe Franco Mastantuono për 45 milionë euro.
The post Transferimi zyrtar i Alvaro Carreras te Real Madrid varet nga… Man. United appeared first on Telesport.