Pasi ishte dëmtuar një herë dhe më pas u restaurua, murali në nder të Nico Williams në periferi të Bilbaos është dëmtuar sërish nga tifozët e Athletic. Sulmuesi i ri spanjoll, për të cilin thuhet se është pranë kalimit te Barcelona, është bërë objekt i një proteste të ashpër nga ish-tifozët e tij.
Në moshën 23-vjeçare, djaloshi i lindur në Pamplona është gati ta lërë “folezën” e Athletic Club, por largimi i tij i mundshëm është pritur shumë keq nga tifozët “rojiblancos”. Disa tifozë e kanë kritikuar ashpër në ditët e fundit, duke dëmtuar një mural të njohur, që e paraqet atë së bashku me vëllain Iñaki dhe një tjetër legjendë të klubit bask, Iker Muniain.
Fytyra e tij ishte fshirë për t’i lënë vend frazës: “Nuk ka rëndësi nëse ikën apo qëndron, ti e ke humbur respektin tonë”. Edhe pse murali, i krijuar nga artisti Carlos López në lagjen Barakaldo të Bilbaos, ishte restauruar më pas, ai u dëmtua sërish gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës. Siç raporton gazeta “Marca”, fytyra e Nico Williams këtë herë është mbuluar me bojë blu, me fyerjen e dukshme: “Miush m*ti”.
The post Transferimi te Barcelona, dëmtohet sërish murali dedikuar Nico Williams: Miush m*ti appeared first on Telesport.