Transferimi i bujshëm i verës së kaluar mërzitet shpejt te Real Madrid, Bayern ndjek situatën me shumë interes

Për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, por edhe formës jo të mirë që ka treguar kur ka qenë titullar, aventura e Alexander Arnold te Real Madrid nuk po shkon aspak siç pritej. Anglezi i transferuar me shumë bujë verën e kaluar, edhe pse erdhi falas nga Liverpool, po rezulton një zhgënjim i vërtet deri tani, ku numëron vetëm 1 asist.

Madje në shumë ndeshje, para tij preferohet një lojtar që është në prag pensioni si Dani Carvajal, gjë që tregon se anglezi është larg formës së dikurshme te Liverpool. “The Athletic” zbulon se Alexander Arnold mund të largohet që në fund të sezonit të tij të parë nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Bayern Munich, pasi mbrojtësi i djathtë pëlqehet shumë nga Vincent Kompany, i cili beson se mund ta rikthejë anglezin në nivelin që ishte te Liverpool.

Megjithatë, largimi nga Real Madrid nuk do të jetë edhe aq i lehtë. “Los Blancos” do të hiqnin dorë prej anglezit të paktën për një tarfië mbi 40 milionë euro, aq sa është vlera në treg e tij.

The post Transferimi i bujshëm i verës së kaluar mërzitet shpejt te Real Madrid, Bayern ndjek situatën me shumë interes appeared first on Telesport.