Trajneri i Spanjës “mban pezull” Joan Garcia: Kemi 5 ose 6 nga portierët më të mirë në botë

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares së Spanjës, foli për situatën e portierëve dhe mundësinë e thirrjes së Joan Garcia (24 vjeç, Barça) në Botërorin e ardhshëm. Megjithëse Garcia shkëlqeu në Villarreal duke e mbajtur portën të paprekur, De la Fuente theksoi: “Kemi 5 ose 6 nga portierët më të mirë në botë, por askush nuk flet për Robert Sánchez apo Leo Román. Edhe Joan Garcia, padyshim. Kemi portierë fantastikë në Spanjë”.

Ai shtoi se aktualisht po beson tek Unai Simón, David Raya dhe Álex Remiro: “Jemi shumë të kënaqur me ta, por do të shohim çfarë do të ndodhë nga marsi deri në qershor, Zoti e di. Në atë moment do të merret vendimi më i mirë, që mund të pëlqehet më shumë te disa dhe më pak te të tjerët”.

Deklaratat e tij pasqyrojnë qëndrimin e dhënë edhe në nëntor, kur Garcia nuk mundi të thirrej për shkak të një dëmtimi në gju. Tani mbeten tre muaj deri në “Finalíssima” kundër Argjentinës dhe vendimi për Joan Garcia do të merret afër kësaj supersfide.

The post Trajneri i Spanjës “mban pezull” Joan Garcia: Kemi 5 ose 6 nga portierët më të mirë në botë appeared first on Telesport.