Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës

Si mund ta përshkruaj Haaland me një fjalë? Ai është një makinë golash. Është një lojtar i shkëlqyer. San Siro është një turmë që e njeh futbollin dhe duartrokitjet në këmbë ndaj tij janë të duhura. Ishte hera e tij e parë këtu“.

Kjo ishte deklarata e trajnerit të Norvegjisë, Stale Solbakken, në konferencën për shtyp pas fitores 4-1 kundër Italisë në “San Siro” dhe kualifikimit historik të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës 2026.

Jemi një grup i mirë lojtarësh. Të gjithë besonin në projekt dhe në këtë mënyrë loje. E pyeta shumë ekipin para se të nisnim këtë aventurë. Mendoj se tani jemi gati për Kupën e Botës“, shtoi trajneri skandinav.

Jemi një ekip i këndshëm për t’u parë? Ndaj Italisë dje luajtëm shumë mirë. I marr fjalët e Gattuso si kompliment, sepse nuk ka ekip që ka vetëm cilësi. Tani ndihem i lehtësuar. Jam gjithnjë e më i lumtur me këtë kualifikim”, tha Solbakken.

The post Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës appeared first on Telesport.