Lionel Scaloni u emocionuanë konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Venezuelës, teksa foli për Leo Messin: “Për kohën që kam luajtur me të, ta kisha shok skuadre dhe t’i jepja topin ishte diçka e mrekullueshme. Pastaj, të ishim bashkë në Botërorin e Katarit dhe ta shihja ta fitonte, ishte emocionuese. Me kalimin e kohës, kjo do të vlerësohet edhe më shumë.
Ndoshta nesër nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Argjentinë, sepse do të përpiqemi të luajmë një tjetër në të ardhmen, ngaqë e meriton. Kur hyn në fushën e stërvitjes, ka diçka që nuk e kam parë tek askush tjetër, e kam fjalën për atë që sjell si njeri. Ka qenë dhe vazhdon të jetë kënaqësi ta stërvis, sepse është ende këtu dhe duhet ta shijojmë.
Duam që tifozët që vijnë në stadium dhe ta shijojnë momentin. Që prej astij triumfi në Katar është krijuar diçka speciale mes njerëzve dhe lojtarëve. Shpresojmë që kjo festë të vazhdojë përgjithmonë”.
The post Trajneri i Argjentinës përlotet për Messin: Të shihja kampion bote, emocion i papërshkrueshëm (video) appeared first on Telesport.