Tragjike në Greqi: Humb jetën 31-vjeçari shqiptar, plagoset bashkëatdhetari

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kleo Sulejmani, ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur në Karpathos, Greqi.

Sipas mediave greke në makinën e cila doli nga rruga, ndodhej edhe një 24-vjeçar shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur, raporton Syri.net.

Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta duke u përplasur me një pemë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në kilometrin 1 të rrugës provinciale Pigadion – Aperiu.

I plagosuri, emri i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.