Fede Valverde shënoi golin që vendosi ndeshjen Real Madrid–Celta (2-1) në minutat shtesë. Goli shpërtheu festën në Balaídos dhe solli një moment domethënës. Uruguajani vrapoi drejt përgatitësit fizik të Real Madridit, Antonio Pintus, për ta përqafuar. Goditja e Valverdes nga jashtë zone u devijua në mënyrë fatale nga bërryli i Marcos Alonso, duke e lënë pa shans portierin Ionut Radu, i cili ishte hedhur në krahun tjetër.
Vetë Pintus shpjegoi më pas arsyen e këtij përqafimi në Instagram: “Fede Valverde erdhi të më përqafonte pas golit për shkak të ndarjes nga jeta të nënës sime… Fede, je një njeri fisnik dhe lojtar i madh”.
Real Madridi siguroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Celta Vigo në javën e 27-të të La Liga-s. Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Valverde shënoi në shtesë për rezultatin 2-1 dhe i dha tri pikë të arta ekipit madrilen. “Los Blancos” mbeten në vendin e dytë me 63 pikë, një më pak se Barcelona (përkohësisht). Celta Vigo vazhdon në vendin e gjashtë me 40 pikë.

The post Tragjedia që fshihet pas përqafimit domethënës të Valverdes me Pintus appeared first on Telesport.










