Tragjedia në Jabllanicë, pse nuk u shpall ditë zie?

 

Tre fëmijë humbën jetën në Jabllanicë të Gjakovës si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Ideal Ramaj, Ramë Mehmeti dhe Veton Morina u zunë poshtë nga pllakat e ndërtesës së braktisur, në rrethana ende të paqarta.

Pavarësisht kësaj tragjedie, partitë politike nuk ndërprenë aktivitetet e tyre zgjedhore.

Aktivisti i shoqërisë civile, Avi Gashi, kritikoi mungesën e ndjeshmërisë nga pushteti.

“Me keqardhje kisha thonë që me marr 1 minutë heshtje me shpreh ngushëllime figurës së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, që përkundër krejt kësaj ngjarjeje mbrëmë ka festu në Gate Club dhe nuk e patë ndjesinë morale për me anulu atë festë”, tha Gashi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërkohë, gazetari Kushtrim Bekolli tha se kjo situatë tregon një mungesë të ndjeshmërisë shoqërore.

“Është pak e frikshme sepse po vërehet se ka humb njerëzillëku”, potencoi Bekolli.