Një defekt mekanik në sediljen e pilotit në kohën e ngritjes, thuhet se është shkaku kryesor i rrëzimit të Boeing 787 të fluturimit AI-171 të Air India, ky fatkeqësisht gjetën vdekjen mbi 270 personave.
Sipas asaj që mediat e huaja bëjnë me dije, referuar raporteve paraprake të hetimeve, mësohet se teksa avioni ishte në fazën e ngritjes, sedilja e pilotit rrëshqiti menjëherë prapa për shkak të një defekti në mekanizmin e bllokimit të shinave.
Pesha e trupit të tij, në mënyrë të pavetëdijshme i tërhoqi levat e shtytjes drejt pocizionit “boshe”, duke shkaktuar kështu një ulje të menjëhershme të fuqisë së motorit.
Bashkëpiloti u përpoq t’i kthente kontrollet në fuqi të plotë, por nuk mundi të kapërcente peshën dhe pozicionin e trupit të pilotit, i cili tani po ushtronte presion mbi levat.
Korelacioni i të dhënave nga regjistruesi i fluturimit (FDR) dhe kutia e zezë (CVR) regjistron me saktësi sekondat kritike:
• +12”: Fillimi i rrotullimit. Sedilja rrëshqet ndjeshëm prapa.
• +15”: Kontrollet e shtytjes tërhiqen prapa. Bashkëpiloti bërtet: “Rënia e shtytjes!”
• +18”: Kapiteni thërret: “Pozicioni im!”..
• +26”: Bashkëpiloti përpiqet të rivendosë shtytjen. Avioni ka arritur tashmë 214 metra dhe po ndalet.
• +38”: Përplasja.
Ky raport paraprak ka alarmuar autoritetet të cilët kanë ulur në pista të gjithë avionët e “Air India” dhe po i kontrollojnë, me qëllim për të parandaluar ngjarje të tjera të ngjashme.
Ndërkohë që nga autopsia në kabinën e pilotëve, më saktësisht në sediljen e njërit prej tyre u gjetën kyçe të thyera. Sedilja ishte riparuar vetëm 11 ditë para rrëzimit, por nuk ishte regjistgruar asnjë kontroll funksional pas riparimit.
The post Tragjedia me mbi 270 të vdekur, piloti i “Air India” u rrëzua nga sedilja e tij dhe humbi kontrollin e avionit appeared first on Albeu.com.