Tragjedi në Meina të Italisë. Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore.
Festim Brankollarit u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Trupi i pajetë i gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet.
Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi.
Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.
Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës