Trafikonin armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal i përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit të trafikuara nga Kosova në Tiranë, dhe u vunë në pranga katër shtetas banues në Tiranë: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç, A. C., 45 vjeç.

Hetimet, siç thotë Policia e Shtetit,  tregojnë se të arrestuarit siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat i sillnin në Tiranë për t’i modifikuar dhe magazinuar në ambientet e Selitës.

“Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare në Facebook.