“Unë dhe Alex rivalë? Ndoshta në fillim. Ai një herë e tha mirë: ishim më shumë bashkëpunëtorë se rivalë. Pastaj kishte të tillë, për të cilët do të ishte më mirë që ne të ishim rivalë. Alex përfaqësonte Juventusin, unë thuajse të kundërtën e tij, Romën. Dhe Roma nuk i ka pëlqyer kurrë popullit bardhezi, si edhe e kundërta. Sidoqoftë, ne në këtë kurth rivaliteti nuk kemi rënë kurrë, përkundrazi.
E respektonim njëri-tjetrin pikërisht sepse e kuptonim rolin e njëri-tjetrit, përgjegjësitë për të përfaqësuar diçka që shkonte përtej një ekipi të vetëm. Në debutimin tim me kombëtaren, kundër Zvicrës më 1998, hyra në vendin e tij dhe në momentin e zëvendësimit më bëri një shenjë me sy.
Besoj se nga ai gjest filloi të lindë sintonia jonë. Botërori ishte mbyllja e ciklit, sepse në Europianin 2000 ishim thuajse alternative. Megjithatë, në Gjermani 2006 ishim komplementarë. Ndoshta jemi kështu edhe karakterialisht: ai më i rezervuar, unë më ekspansiv. Gjithmonë kemi shkuar mirë, ndoshta edhe për këtë.
Para finales së Berlinit ishim të gjithë zgjuar, nuk mund të flinim. Alex në një moment, duhet të ketë qenë ora 2 e mëngjesit, na tha: Mirë, unë jam mësuar me finale, po shkoj të fle…
I thamë çdo gjë, por këtu është i gjithë Alessandro, ironik në pikën e duhur. Një 50-vjeçar i jashtëzakonshëm”.
— FRANCESCO TOTTI
The post Totti: Unë dhe Del Piero rivalë? Shumë u përpoqën të na e ngrinin këtë kurth, por…. appeared first on Telesport.











