Pavarësisht viteve që kalojnë, Francesco Totti nuk i ndryshon bindjet. Ai rrëfen se “Spalletti më 2016 erdhi te Roma për të më bërë ta lë futbollin, me mbështetjen e klubit. Me të kisha gjithmonë probleme, ishte ndryshe nga ai i vitit 2005”.
Sipas tij, drejtuesit ishin ata që i kërkuan të tërhiqej: “Më thanë se do të luaja derbin e fundit. E dija që një ditë do të ndaloja, por isha mirë fizikisht e mendërisht. Ndoshta më zhgënjeu më shumë Roma sesa Spalletti. Unë për Romën do të luaja edhe falas”.
Totti zbulon se refuzoi oferta të mëdha nga Real Madridi, MLS dhe Torino: “Nuk mund të vishja një tjetër fanellë. Kam lindur romanist dhe kështu do të vdes.” Ai tregon se “pas tërheqjes nga futbolli, për tri javë kam qarë çdo ditë, ndihesha i humbur. Lexoja letrën e lamtumirës dhe qaja”.
Për titullin e vitit 2001 shton: “Nuk fitova një kampionat, fitova titullin me fanellën time. Për mua ai titull është më i rëndësishëm se Botërori”. Për Romën e sotme: “Ranieri mund t’ua shpjegojë lojtarëve vlerën e kësaj fanelle. Me Gasperinin do të isha ndier mirë”.
The post Totti nuk e fal Spallettin: Erdhi trajner te Roma më 2016 për të më larguar mua appeared first on Telesport.