Nico Paz, talenti i ri argjentinas me pasaportë spanjolle, ka tërhequr vëmendjen e Francesco Totti. Ish-kapiteni i Romës dhe kampioni i botës ka deklaruar gjatë një eventi promovues: “Tani për tani nuk ka shumë talente italianë, por një lojtar më intrigon vërtet. Ai nuk është italian…, quhet Nico Paz”.
Paz është formuar te Real Madridi, ku Carlo Ancelotti i dha besim në Champions, duke shënuar një gol të bukur ndaj Napolit, më pas tregoi se mund të përshtatet me nivelin e lartë. Cesc Fabregas e mori te Como, duke e bërë pjesë kyçe të skuadrës. Tottenham ofroi 70 milionë euro verën e kaluar, por Como refuzoi.
Klubi lombard ka kontratë me Paz deri më 2028, por Real Madridi ka klauzola rikthimi për tri vite (2025-2027), ndaj mund ta shohim sërish në “Santiago Bernabéu”. Klauzola e tij parasheh çmimin 9 milionë më 2025, 10 milionë më 2026 dhe 11 milionë më 2027, plus 50% nga një shitje e ardhshme. Pra, vitin e ardhshëm, me 10 milionë euro, Real Madridi mund ta rikthejë futbollistin e rritur në Serie A, vetëm pak mbi 20 vjeç.
The post Totti: Një lojtar i Serie A më intrigon vërtet, por nuk është italian appeared first on Telesport.