Totti ndez supersfidën Roma-Inter: Golin tim më të mirë e kam shënuar ndaj zikaltërve

Francesco Totti, në prag të ndeshjes së madhe Roma-Inter në “Olimpico”, ka folur për sfidën dhe lojtarin që, sipas tij, mund të bëjë diferencën: “Lautaro dhe Dybala janë ata që mund ta ndryshojnë ndeshjen, por nëse duhet të zgjedh dikë vendimtar, them Cristante. Është inteligjent, i nënvlerësuar, por gjithmonë i rëndësishëm në fushë. De Rossi kishte të drejtë kur thoshte ‘të kesh disa si ai…’”

Interi është skuadra që Totti ka përballur më shpesh në karrierë; 48 herë në të gjitha kompeticionet (16 fitore, 10 barazime, 22 humbje), duke shënuar 12 gola dhe dhënë 14 asiste: “E di mirë çfarë do të thotë kjo ndeshje, sidomos tani që Roma është e para në kampionat. Uroj të vazhdojë kështu, por rruga është e gjatë. Le të presim deri në pranverë për të gjykuar, por objektivi kryesor mbetet Champions-i”.

Për “Pupone”, Interi ka qenë gjithmonë një pikë kthese; nga goli i mrekullueshëm ndaj Julio Cesar (2005) te goditja ndaj Balotellit në finalen e Kupës së Italisë (2010): “Goli im më i bukur? Ai në ‘San Siro’ ndaj Interit, edhe pse kam shumë për zemër edhe atë ndaj Sampdorias”.

The post Totti ndez supersfidën Roma-Inter: Golin tim më të mirë e kam shënuar ndaj zikaltërve appeared first on Telesport.