Totti dhe Spalletti, më në fund bashkë: “Tani flasim”. Spoti televiziv i pajtimit është i shkëlqyer (video)

“Amaro Montenegro” ka realizuar një mini-spot televiziv që simbolizon pajtimin e plotë mes Totti dhe Spalletti. Në periferi të kryeqytetit italian, Spalletti shfaqet mbi kalë, me këmishë xhins, hedh xhaketën dhe përballet me Tottin, i cili qëndron i palëvizshëm. Pas disa çastesh tensioni, Totti thotë “tani le të flasim”, duke shënuar fundin e “Far West”-it urban dhe fillimin e një kapitulli të ri mes tyre.

Më pas, të dy hyjnë në një bar. Kamarieri i pyet për pijet, Spalletti zgjedh “liscio”, Totti e do “me akull”. Edhe këtu duket një përplasje karakteresh. Spalletti thotë: “Kështu e thyem atë akull”, ndërsa Totti përgjigjet: “U shkri vërtet”. Biseda, buzëqeshjet dhe shakatë simbolizojnë pajtimin, teksa spoti është bërë viral në rrjetet sociale me shprehjen “ku ka miqësi…”

The post Totti dhe Spalletti, më në fund bashkë: “Tani flasim”. Spoti televiziv i pajtimit është i shkëlqyer (video) appeared first on Telesport.