Totti dhe Candela, çfarë emocionesh në Miami! E ndjekin Roma-Napoli në celular

Ndeshja Roma-Napoli ishte njëlloj tërheqjeje e papërmbajtshme jo vetëm për tifozët që mbushën “Olimpico”, por edhe ata që e ndoqën përmes pajisjeve të tyre. Midis spektatorëve të veçantë të kësaj superndeshjeje ishin dy kampionë të Italisë me Romën, kapiteni i përjetshëm Francesco Totti dhe Vincent Candela.

Është pikërisht francezi Vincent Candela ai që “thyen heshtjen” në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe nga darka me Tottin dhe një video ku të dy ndjekin sfidën e Romës kundër ekipit të Contes nga një restorant në Miami, ku janë të angazhuar për finalet e “EA7 World Legends Padel Tour”.

Të qeshura, por edhe përfshirje verdhekuqe që kalon oqeanin: “Direkt nga Miami, së bashku me kapitenin tim. Gjithmonë forca Roma!”

The post Totti dhe Candela, çfarë emocionesh në Miami! E ndjekin Roma-Napoli në celular appeared first on Telesport.