Tottenham ofron 50 mln euro për yllin e ri të Serisë A, por klubi i tij kërkon 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para, duke treguar që do jetë një kundërshtar problematik për këdo.

Tottenham ka bërë disa goditje këtë merkato, por zhgënjimi më i madh mbetet padyshim Eberechi Eze. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij te Tottenham, anglezi u transferua tek Arsenal. Duke ditur që janë ditët e fundit të merkatos, Tottenham është hedhur në sulm për një tjetër yll të madh, këtë herë në Serie A.

“Sky Sport Italia” raporton se Tottenham ka ofruar 50 milionë euro për Nico Paz, por Como ka refuzuar. Klubi i Serie A kërkon 70 milionë euro për yllin e ri argjentinas. Në rast shitjeje, gjysma e shumës nga transferimi i Nico Paz do të shkonte në arkën e Real Madrid, në bazë të marrëveshjes që kanë bërë dy ekipet.

The post Tottenham ofron 50 mln euro për yllin e ri të Serisë A, por klubi i tij kërkon 70 mln euro appeared first on Telesport.