E ardhmja e Rodrygo sipas të gjitha gjasave do të jetë në Premier League. Braziliani nuk bën pjesë në projektin e Xabi Alonso-s, ndaj po mendon për largimin nga Madridi.
Për 24-vjeçarin ka interes të madh nga klubet kryesore të Premier League, por mediat pranë klubit madrilen bëjnë me dije se është Tottenham që ka nisur bisedimet zyrtare me klubin madrilen për një transferim të mundshëm të Rodrygo-s.
Edhe pse për brazilianin ka pasur interes të vazhdueshëm nga Liverpool dhe Arsenal, por edhe Man. City, lojtari duket se preferon transferimin te Tottenham. Ende nuk flitet për shifrat ekonomike dhe detajet e tjera, pasi bisedimet mes palëve janë ende në fazën fillestare.
Për brazilianin është përfolur dhe për një interesim nga Bayern Munich, PSG apo dhe klubet arabe, por mesa duket ai ka zgjedhur të transferohet në Premier League. Tani ka mbetur vetëm të zgjedhë ekipin e ri.
The post Tottenham nis bisedimet me Real Madrid për transferimin e yllit të madh? Lojtari është dakord appeared first on Telesport.