Kanë përfunduar tre ndeshjet e radhës për javën e 32-të në Premier League. Në “Stadium of Light”, Sunderland fitoi 1-0 ndaj Tottenham, falë golit të Nordi Mukiele në pjesën e dytë. Goditja e francezit në kufijtë e zonës së rreptësisë, përfundoi në rrjetë falë edhe devijimit nga njëri prej mbrojtësve miq.
Roberto De Zerbi e nis me humbje te Tottenham, që rrezikon seriozisht qëndrimin në elitë, pasi aktualisht mban vendin e 18-të me 30 pikë.
Në dy sfidat e tjera, Crystal Palace fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Newcastle, falë dopietës së Jean-Philippe Mateta në minutat 8o’ dhe 90+4′, nga pika e bardhë e penalltisë. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Osula në fund të pjesës së parë.
Barazim 1-1 në sfidën tjetër mes Nottingham Forest dhe Aston Villa.
The post Tottenham mposhtet nga Sunderland dhe rrezikon më shumë se kurrë qëndrimin në PL. Crystal Palace befason në fund Newcastle (video) appeared first on Telesport.









